Vuçiq flet për zgjedhjet në veri: Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqje, do të bëj çmos që serbët të dalin në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një deklarim për medie pas pëfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për zgjedhjet në veri.
Vuçiq ka thënë se nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqje, do të bëjë çmos që t’I bind serbët që të dalin në zgjedhje.
“Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje.” – ka thënë ai.
“Është e kotë të flasim për këtë tani.” – ka thënë ndër të tjera Vuçiq për punën e zgjedhjeve.
Ndërkohë, pas këtij takimi ende nuk është deklaruar shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
