Vuçiq do ta mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë: S’ka pasur krizë më të madhe në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë tubimit në Beograd ka thënë se “nuk ka pasur krizë më të madhe në Kosovë” dhe nevojitet “unitet” i të gjithë qytetarëve.
Mediumi serb “Kosovo-Online” raporton se Vuçiq ka deklaruar që ka thirrur një takim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ku situate në Kosovë do të diskutohet.
“Sot, sikur të ishin duke pritur për këtë ditë, për një numër të madh të burrave nga veriu që të vijnë në Beograd, që të sulmojnë ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq.” – ka thënë ai.
Vuçiq raportohet të ketë kritikuar edhe shtetet e QUINT-it, duke thënë se nuk kanë reaguar deri kur “përfundoi puna”.
Ndërkohë, në tubim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili pretendoi se Kosova po tenton t’i okupojë komunat serbe me forcë.
Ai madje, deklaroi se “nuk do të dorëzohen për Kosovën”.
“Ne nuk do të dorëzohemi për Kosovën, ne nuk do ta japim Serbinë, fëmijët tanë…” – deklaroi ai.
