Voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjakovë i ndalohet vozitja për një vit - NACIONALE

Voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjakovë i ndalohet vozitja për një vit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një personit nga Gjakova i është ndalur vozitja në Kosovë për një vit pasi që ka kaluar shpejtësinë e lejuar në rrugën ‘Gasper Karagji’.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti ishte duke vozitur në shpejtësi 118 km/h në rrugën ku ishte e lejuar 50 km/h.

“Njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren)​, me datën 14 janar 2023 në ora 13:16, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 118 km/h.” – thuhet në njoftim.

PK gjithashtu ka bërë të ditur se personi në fjalë është dënuar edhe me 500 euro gjobë dhe 5 pikë negative.

Ndaj drejtuesit të mjetit (bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor) i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.” – është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme