Votimi për kryetarët në veri po vëzhgohet nga kamerat - NACIONALE

Votimi për kryetarët në veri po vëzhgohet nga kamerat

1 javë më parë

nga NACIONALE

Në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës, procesi i votimit është duke u monitoruar me kamera.

Kjo është hera e parë që në Kosovë praktikohen kamerat në qëndrat e votimit.

Vendosja e kamerave sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte bërë për shkak të sigurimit të materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.

Ndërkohë, KQZ ka konfirmuar së të gjiha qendrat e votimit në veri të vendin janë hapur për votimin për ose kundër largimit të kryetarëve aktual shqiptarë në këto komuna.

Lajme të ngjashme