Votat me postë, KQZ nis publikimin e rezultateve: VV prin pak para LDK-së me 45.79%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave me postë, të cilat po numërohen në Qendrën e Numërimit. Vetëvendosje po prin pak para Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke marrë deri më tani 45.79 për qind të votave.
VV gjithsej ka marrë deri më tani 1 mijë e 293 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 10 vota, ose 35.76 për qind.
Sipas rezultateve të KQZ-së, ku gjithsej janë numëruar vetëm 8.51 për qind të këtyre votave, AAK është e treat me 11.86 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ndërkaq, deri më tani ka marrë 98 vota apo 3.47 për qind të votave.
Theksojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar edhe statistikat e votave nga diaspora, që kanë votuar në ambasada e konsullata.
Aktualisht, janë numëruar 40 kuti, nga 43 në total.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 10 mijë e 898 vota.
PDK-ja është e dyta me 1 mijë e 10 vota, kurse LDK-ja ka 1 mijë e 6 vota. Kurse, AAK-ja ka 260 vota.
Ndërkohë, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 345 mijë e 602 vota apo 40.90 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 186 mijë e 203 vota ose 22.03 për qind.
LDK në anën tjetër, 149 mijë e 75 vota ose 17.64 pqr qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën ka dalë e katërta, me 63 mijë e 34 vota ose 7.46 për qind.