"Vota juaj kushton 110 euro": Analistët thonë se rritja e pagave është elektorale - NACIONALE

"Vota juaj kushton 110 euro": Analistët thonë se rritja e pagave është elektorale

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Rritja e pagave për punëtorët e sektorit publikë nga janari 2025 për 55 euro dhe nga muaji korrik 2025 për 55 euro të tjera, nga ana e analistëve të politikës po shihet si blerja votash para zgjedhjeve që janë caktuar të mbahen më 9 shkurt.

Qeveria e Kosovës të martën ka prezantuar rritjen e pagave e cila është e ndarë në dy faza. Faza e parë parasheh rritjet prej 55 euro nga muaji janar 2025, ndërsa faza e dytë edhe 55 euro prej muajit korrik 2025. Kjo masë në total është rritje prej 110 eurove.

Mirëpo, për analistët e politikës, ky vendim i Qeverisë Kurti, po shihet si blerje e votave para zgjedhjeve që janë caktuar të mbahen më 9 shkurt.

Gazetari Adriatik Kelmendi këtë vendim e ka përshkruar se vota e qytatarëve kushton 110 euro.

Sipas tij, ndarja në faza nënkupton që Qeveria po lë hapësirë për blerje të votës.

Qeveria sot e tha këtë: Vota juaj kushton 110 euro! Tash e 4 vjet ju kemi lënë pa iu rritur si duhet rrogat. Tash, pas 4 vjetësh, po ju rrisim rrogat për 55 euro!

Këtë rritje po e bëjmë më 1 shkurt, vetëm 9 ditë para zgjedhjeve. Edhe po thotë, mos harroni që në këto zgjedhje të na votoni neve, në mënyrë që në korrik të iu rrisim edhe për 55 euro! Dmth vota vlen 110 euro. Por 50% po t’i japim paradhënie dhe 50% të tjera, kur ta kryesh punën!” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka pyetur qeveritarët se pse nuk po rriten rroga për 60 për qind, duke shtuar se rritja e prezantuar nuk është e duhur.

Në të njëjtën kohë, po thuhet buxheti i vitit 2025 do të jetë 60% më i madh se ai i vitit 2020. Atëherë pse nuk janë rritë rrogat çdo vit nga 15%?! Ose, pse nuk po rriten rrogat për 60% tash?! Kjo veç rritje rrogash nuk është. Transaksion i dobët biznesor, ndoshta!” – ka shkruar ai në Facebook.

Edhe analisti Imer Mushkolaj ka thënë se rrritja e pagave po bëhet vetëm në kohë të fushatës dhe Qeveria Kurti po vepron ngjajshëm me qeveritë e kaluar.

Nuk bon me rritë rroga n'kohë fushate dhe për pushtet. Kështu vepron veç regjimi i vetër.(Albin Kurti jom)” – ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Ndërsa, analisti Ilir Mirena, beson se rritja e pagave ka ndodhur për shkak të rënies së Vetëvendosjes në sondazhe për zgjedhjet më 9 shkurt.

Me pas ndjeshmëri, që zero ndjeshmëri ka i kish rritë këto rroga para 3-4 vjete e jo tash kur sondazhet po i dalin keq” – ka deklaruar Mirena.

Përveç analistëve, edhe zyrtarë të lartë të opozitës janë deklaruar për këtë temë e të cilët kanë kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se rritja e pagave po bëhet vetëm për të blerë votat e qytetarëve.

Ndërsa disa sindikata veçse kanë dalë kundër rritjes se pagave pasi po iu duke pak rritja prej 55 eurove.

Ndryshe, të martën kryeministrit, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë njoftuar për rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publikë të vendit.

Kjo rritje sipas tyre do të jetë 18 deri 20 për qind ndërsa për pozita më të larta 7 deri 8 për qind.

Lajme të ngjashme