Vllasi: Besoj që ka më shumë armatim në veri, nuk janë veç 30 persona por më shumë - NACIONALE

Vllasi: Besoj që ka më shumë armatim në veri, nuk janë veç 30 persona por më shumë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Azem Vllasi ka thënë se Policia e Koovës duhet ta mbikqyrë veriun, pasi që sipas tij, ka ende armatim.

Kështu ka deklaruar ai në“Tëvë1”, ku ka thënë se nuk ka vetëm 30 persona në këtë grup, por më shumë.

“Policia e Kosovës duhet ta mbikqyrë atë territor, në secilën mënyrë. Besoj që ka akoma armatim, nuk janë vetëm këta 30 sa kanë qenë në këtë grup, por ka pasë edhe tjerë që nuk kanë mund të aktivizohen në këtë rast.” – u shpreh ai.

Tutje, Vllasi shtoi se e përfshirë në këtë rast ka qenë edhe ushtria, pasi që pati lëvizje në drejtim të Jarinjës një ditë më herët.

“U pa që atje është e përzirë edhe ushtria. Një ditë para këtij aksioni, ke një lajm që prej garnizonit të Rashkës ka lëvizje të automjeteve të ushtrisë në drejtim të Jarinjës. Vuciq tha se është aktivitet, nuk ka diçka të jashtëzakonshme.” – tha ai.

Lajme të ngjashme