Vjosa Osmani: Në rajon, Kosova ka nivelin më të ulët sa i përket indeksit të perceptimit të korrupsionit - NACIONALE

Vjosa Osmani: Në rajon, Kosova ka nivelin më të ulët sa i përket indeksit të perceptimit të korrupsionit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lavdëruar qeverinë edhe për luftën kundër korrupsionit.

Duke harruar disa prej aferave më të mëdha korruptive në Kosovë, Osmani u lavdërua pak në Euronews

“Aktualisht, për sa i përket indeksit të perceptimit të korrupsionit, ne kemi nivelin më të ulët në rajon. Këto janë disa nga çështjet për të cilat kemi punuar fort. Sa i përket reformave ekonomike, sërish, sipas raporteve vjetore që marrim nga Bashkimi Europian, ne jemi më të mirët në rajon. Në aspektin e reformave administrative, jemi më të mirët në rajon”.

“Natyrisht, ka ende disa gjëra dhe disa detyra shtëpie që duhet t’i përfundojmë, por mendoj se nëse nuk do të kishte komplikime politike që nuk kanë të bëjnë fare me reformat, ne do të kishim qenë absolutisht vendi kryesor në rajon deri tani”, tha ajo.

Lajme të ngjashme