Vjosa Osmani konfirmoi se do të synojë sërish të bëhet presidente, Kurti: Shpejt do të takohemi e të flasim - NACIONALE

Vjosa Osmani konfirmoi se do të synojë sërish të bëhet presidente, Kurti: Shpejt do të takohemi e të flasim

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se shpejt do të takohet me presidenten Osmani.

Kjo pasi Osmani tregoi që do të synojë edhe një mandat si presidente.

“Ne sëpari do të presim certifikimin e rezultati, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por keni parasysh se njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, theksoi Kurti.

E bllokimin për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, Kurti e sheh si inekzistent.

“Nuk kam ndonjë gjë për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi prit se do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit, por duket që po e tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzsistent”, tha Kurti gjatë konferencës për media që pati pas takimit me zyrtarë të Postës së Kosovës.

Lajme të ngjashme