Vjosa Osmani e Edi Rama s'e postojnë asnjë fotografi të përbashkët nga Modavia, kjo foto mund të 'ilustrojë' marrëdhënien e tyre - NACIONALE

Vjosa Osmani e Edi Rama s'e postojnë asnjë fotografi të përbashkët nga Modavia, kjo foto mund të 'ilustrojë' marrëdhënien e tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Samiti në Moldavi bëri bashkë – mes tjerësh – edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama me presidenten kosovare Vjosa Osmani. Por, dikush që nuk ka përcjellur lajme nuk do ta dinte se ata ishin në të njëjtin vend pasi që nuk e kanë postuar një fotografi të përbashkët.

Presidentja Osmani pati rastin të takohej me liderë të mëdhenj botërorë, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiyn e kryeministrin britanik Rishi Sunak. Njëjtë edhe Edi Rama.

Të dy kanë publikuar dhjetëra foto në profilet e tyre në rrjete sociale.

Dhe që të dy duket se kanë injoruar njëri-tjetrin, pasi nuk kanë postuar asnjë fotografi të përbashkët.

Një fotografi ilustruese e rëndësishme e kësaj “largësie” ishte edhe ajo me të gjithë liderët pjesëmarrës.

Presidentja jonë Vjosa Osmani ishte dhjetëra metra larg kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ky i fundit, dukej ndërkohë fare afër presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Pikërisht gjatë këtij muaji, qeveria e Edi Ramës dhe ajo e Albin Kurtit pritet të mbajnë një mbledhje të përbashkët ashtu siç edhe kishte ndodhur vitin e kaluar. Të dy kanë deklaruar se kanë raporte të mira me njëri-tjetrin, megjithëse kjo është vënë në dyshim nga komentues dhe analistë të ndryshëm.

Albumi i Vjosa Osmanit:

Albumi i Edi Ramës:

Lajme të ngjashme