Vjen reagimi i parë nga opozita, Tahiri: E pritshme kërkesa e VV për Kushtetuesen
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi në Kushtetuese kërkesën për masë të përkohshme në lidhje me çështjen e presidentit.
Në Rubikon, ai u shpreh se kjo ishte e pritshme.
“Diçka e pritshme, dita e sotme siç e patë edhe vet, ishte edhe një eksperimentim i radhës, edhe një improvizim totalisht joserioz dhe i papërgjegjshëm politik”, tha Tahiri.