Vizita e zyrtarit amerikan, Osmani takon sot zëvendëssekretarin Verma
Richard R. Verma, zëvendëssekretar i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, do të qëndrojë sot në Kosovë.
Siç njfton Presidenca e Kosovës, Verma do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
Takimi pritet të fillojë nga ora 09:45.
“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, thuhet në komunikatë.