Vizat: vendimi së shpejti, lëvizja më vonë – s’ka koncensus në Evropë
Sot është mbajtur diskutimi i dytë i Grupit Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Por, edhe në këtë mbledhje po del se nuk ka pasur konsensus.
Anipse, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet, rrugës për këtë proces, është shtuar një pengesë, që nuk parashihej në asnjërin prej skenarëve, deri para pak javëve, kur doli në pah kjo “problematikë”.
Krejt kjo pasi Franca ka kërkuar që liberalizimi i vizave të lidhet me sistemin ETIAS, kurse disa shtete e kanë kundërshtuar atë.
Ky skenar pritet që qytetarëve të Kosovës, të iu kushtojë me së paku 1 tjetër vit pritje.
Pas diskutimit të sotëm, Presidenca çeke me anë të një njoftimi, ka insistuar se ka pasur përparim në negociata, dhe konfiromoi se nuk ka pasur pajtim mes shteteve, që liberalizimi i vizave të lidhet me funksionimin e sistemit ETIAS, ashtu siq po kërkon Franca.
“Më 10 nëntor, Grupi Punues për Vizat e Këshillit të BE-së mbajti diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave me Kosovën nën Presidencën Çeke. Shtetet Anëtare diskutuan propozimin për kompromis të Presidencës mbi kërkesën për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS. Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit konsensus; vendet anëtare, megjithatë, bën përparim të rëndësishëm në negociata. Presidenca do t’i rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet të përfundojë sa më shpejt punën për këtë çështje të rëndësishme”, thuhet në njoftim.
1 nëntori, dita kur kosovarët lëvizin pa viza, vendimi javën tjetër?
Korospodentja e Radio Televizionit të Kosovës, Gjeraqina Tuhina thënë se ka përparim, dhe gjasat janë që data 1 nëntor 2023, të jetë afati kur vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi.
“Duket se ekspertët e BE-së i kanë përfaruar qëndrimet, dhe pritet draftimi i një teksti të ri që do t’u jepet anëtarëve me procedurë të heshtur. Vendimi konsiderohet i miratuar, vetëm në rast se ndonjë shtet nuk ka ndonjë vërejtje”, ka thënë Tuhina.
“Vendimi me ETIAS i ka kënaqur shtetet që donin ta lidhnin liberalizimin me këtë sistem, e data 1 nëntor i ka kënaqur shtetet e tjera që e kundërshtonin këtë”, theksoi për RTK-në.
Ajo më tutje tha se vendimi për datën e saktë mund të dihet zyrtarisht javën tjetër, por me shumë gjasë kosovarët do të lëvizin lirshëm, tek nga 1 nëntori i vitit tjetër.

“Teksti i ri nuk është bërë, mirëpo nënvizohet se nuk ka koncesus por ka përparim. Ajo çka mund të ndodhë është që të shpallet vendimi në gazetë zyrtare, dhe aty të jepet edhe data kur do të hyjë në fuqi liberalizimi”, deklaroi Tuhina.
“Tani në dritë të disa pengesave të tjera që dolën, atëherë së paku do të ketë një datë të qartë se kur do të kemi liberalizim, kjo do të jetë më së voni 1 nëntor 2023. Deri javën e ardhshme do të kemi datë të qartë kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm, e kjo datë është 1 nëntor”, përfundoi Gjeraqina Tuhina.
Dëshprim
Në lidhje me këto zhvillime, ka pasur reagime të shumëta në Kosovë dhe jo vetëm.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, është shprehur e habitur me shtyrjen e liberalizimit të vizave për Kosovës.
Në llogarinë e saj në “Tëitter”, ajo ka shkruar se nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon.
Në të njetën linjë kanë reaguar pothuajse të gjithë eksponentët e sferës publikë në Kosovë.
Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës e ka quajtur zhgënjim, e pa asnjë kuptim, ndërlidhjen e lëvizjes së lirë të kosovarëve me sistemin ETIAS.
“Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave. Ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lloj kuptimi, në kohën kur qytetarë nga Venezuela deri në Taiëan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen”, ka shkruar Çitaku, e cila ka qenë edhe ish-ministre e Integrimit Evropian
Well, why only November 2023? There is no reason whatsoever not to grant #VisaLib immediately to Kosovo citizens. https://t.co/My48KNdSDw
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) November 10, 2022
Çka është ETIAS-i?
ETIAS, sipas uebfaqes zyrtare të saj, është një sistem i informacionit dhe autorizimit të udhëtimit në Bashkimin Evropian.
Ky program është themeluar nga BE për të “mbrojtur dhe përforcuar kufijtë e saj”, me synim për të identifikuar kërcënimet e mundshme që lidhen me vizitorët nga vendet që janë pjesë e hapësirës Schengen.
Autorizimi i udhëtimit ETIAS do të nevojitet për të hyrë në një vend anëtar të Shchengenit nga ajri, toka ose deti. Nga nëntori 2023, vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Evropë do të mund të regjistrohen në ETIAS. ETIAS do të bëhet një kërkesë e obligueshme për hyrje.", shkruhet në uebfaqen e ETIAS.

Tutje, në uebfaqe sqarohet se nëpërmjet këtij sistemi do të autorizohen për vizitë të gjithë personat që vijnë nga vendet e Schengenit e që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.
“Vendet që përbëjnë këtë rajon specifik, pranojnë heqjen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera anëtare. Aktualisht ka më shumë se 50 vende që do të duhet të aplikojnë për heqjen e vizave ETIAS kur vizitojnë zonën Schengen. ETIAS mund të jetë i disponueshëm në më shumë vende në të ardhmen.”, thuhet në faqen zyrtare të ETIAS-it.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur, para kësaj të sotshmes, saktësisht më 13 tetor, Franca ka kërkuar që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, të harmonizojë politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian, si dhe të rrisë kontrollin e kufijve dhe vazhdimin e riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së.


