Presidentja hungareze: Vizat për Kosovën duhet të hiqën sa më shpejt - NACIONALE

Presidentja hungareze: Vizat për Kosovën duhet të hiqën sa më shpejt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përkrahje për heqjen e vizave të Kosovës, shprehi presidentja e Hungarisë, Katalina Novak.

Ajo gjatë vitës të cilën po e bën në Kosovë, tha se Kosovës, duhet sa më parë t’i heqen vizat.

Tutje ajo foli edhe për procedin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se ky proces, duhet që të vazhdohet dhe të gjendet kompromis mes palëve.

“Do të bëjmë çdo gjë për të siguruar energjinë. Për paqen dhe sigurinë në kontinent na duhet edhe paqja. Mbështesim proceset euroatlantike. Ne duam të shfrytëzojmë këtë mundësi që ta përshpejtojmë liberalizimin e vizave dhe duam të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur. Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd duhet të vazhdohet dhe palët negocuese duhet të gjejnë terrenin e përbashkët dhe ta ruajnë paqen e këtij rajoni. Roli i tyre është të gjeni kompromis. Integrimi i Ballkanit duhet të jetë zgjidhja afatgjate”, tha ajo gjatë konferencës së përbashkët me presidenten Osmani.

Lajme të ngjashme