Visar Azemi tregon se çka u fol në takimin me kompaninë amerikane të gazit dhe investimet në Kosovë - NACIONALE

Visar Azemi tregon se çka u fol në takimin me kompaninë amerikane të gazit dhe investimet në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit kandidati për deputet, Visar Azemi, për Nacionalen ka dhënë detaje për bisedën që pati para disa ditëve me një kompani amerikane të gazit të lëngshëm natyror. Por çka u tha në takim?

Azemi ka treguar se në këtë takim është biseduar për mundësitë që Kosova të furnizohet me gaz natyror dhe të ndërtohet centrali me gaz në Ferizaj dhe të pavarësohet nga importi i energjisë elektrike.

Ai ka thënë se kompania amerikane nga Teksasi janë kompani që kanë projekte të shumta të kësaj natyre dhe janë të lidhur me vizionin e qeverisë amerikane për burimet energjetike.

“Kompania amerikane ka një interes të jashtëzakonshëm për investime në Ballkanin Perëndimor kryesisht në infrastrukturën e gazit, që është gaz i lëngshëm natyror edhe i cili vjen prej Greqisë nga Maqedonia e Veriut për të përfunduar në Kosovë.”

“Janë kompani bukur e fort dhe kanë shumë projekte të shumta të kësaj natyre dhe gjithashtu janë ngusht të lidhur me vizionin e qeverisë amerikane për të diversifikuar burimet energjetike edhe në këtë pjesë të botës.” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se në takim është folur se si duhet të transformohet sektori energjetik në vend.

“Takimi ishte i frytshëm dhe dy palët dhanë versionet si si duhet të transformohet sektori energjetik dhe si duhet të bëhet. Kosovës i nevojitet kapacitet shtesë i energjisë elektrike për të hequr varësinë nga importet e energjisë elektrike.” – ka thënë ai.

“Pra projekti për termocentarlin me gaz do të ndihmonte Kosovë në pavarësimin energjetik, do të eliminonte nevojën për importe dhe kësisoj do të bëjë energji elektrike më të përballushme për qytetarët.” – ka thënë Azemi.

Më tej, Azemi ka thënë se projekti nuk është vetëm për siguri energjeti, por edhe siguri nacionale.

“Ky projekt nuk e ka vetëm karakterin e sigurisë energjetike, por edhe projektin e sigurisë nacionale për vendin dhe si i tillë Kosova do të bëhet partner strategjik i qeverisë amerikane në Ballkanin Perëndimor” – ka thënë Azemi.

Ndërkohë, sipas planit të LDK-së, Centrali me Gaz do të kushtojë 500 milionë euro.

“Termocentrali me gaz, me një kosto prej 500 milionë eurosh, do të përfundohet brenda një mandati qeverisës katërvjeçar të LDK-së. Propozimi ynë bashkë me kryetarin Abdixhiku është që lokacioni për ndërtimin e centralit të ri me gas amerikan të jetë qyteti i Ferizajt. Arsyeja është që gypat do të vijnë nga Greqia dhe do të ndalen në Ferizaj, pse me ardh deri në Prishtinë, prandaj nga aty t’i ipet energji krejt Kosovës." – ka thënë ditë më parë ai.

Lajme të ngjashme