Visar Azemi: Kurti po tenton të gllabërojë terren me figura si presidenti Rugova - NACIONALE

Visar Azemi: Kurti po tenton të gllabërojë terren me figura si presidenti Rugova

1 vit më parë

nga NACIONALE

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë një interviste në emisionin "Pressing" në T7.

Ai ka theksuar se përpjekjet për të manipuluar figurën e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, janë të papranueshme.

"Shtëpia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është e themeluar nga Presidenti Rugova, dhe kjo shtëpi dhe ky emër asociojnë me njeri tjetrin si dy gjera të pandashme. Tentativat që po i shohim nga kryeministri për të gllabëruar në terrene ose për të përdorur figura siç është presidentin Rugova, duke e ditur historinë, relacionet që i ka pasur Kurti me presidentin Rugova. Donika Gërvalla nuk mundet me shku me i ndërru partitë edhe me thanë ”Presidenti vjen pas meje”. Presidenti mbetet aty ku ka qenë, në LDK’’,
ka thënë ai mes tjerash.

Lajme të ngjashme