Vidhen tre kompjuterë në Malishevë, katër persona shoqërohen në polici - NACIONALE

Vidhen tre kompjuterë në Malishevë, katër persona shoqërohen në polici

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua në Malishevë ka raportuar se dje i janë vjedhur tre kompjuterë bashke me një pajisje përcjellëse.

Siç thuhet në raportin e Policisë, lidhur me këtë rast janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar meshkuj kosovarë dhe nga të njëjtit janë sekuestruar gjësendet e vjedhura.

Malishevë 23.01.2023-08:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i janë vjedhur tre kompjuter me paisje përcjellëse. Lidhur me rastin të menjëhershme kanë qenë veprimet policore, ku janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar meshkuj kosovarë dhe nga të njëjtit janë sekuestruar gjësendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme