Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 4 raste të dhunës në familje në Kosovë.
Policia përmes raportit thekson se rastet kanë ndodhur në Lipjan, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.
Në Lipjan një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Lipjan 23.01.2023-11:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në Prizren është arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar një grua. Thuhet se viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 23.01.2023-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.
Edhe në Pejë ëshët arrestuar e më pas është liruar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër.
“Pejë 21.01.2023-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, specifikon raporti.
Në Gjakovë është arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti pasi ishte nën ndikim të alkoolit kishte kanosur një femër.
“Gjakovë 21.01.2023-21:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.
