Vetura godet për vdekje dy persona në fshatin Ozdrim të Pejës
Edhe një aksident i tretë me fatalitet ka ndodhur sot në Kosovë, saktësisht në fshatin Ozdrim të Pejës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa ka mbetur i lënduar një tjetër.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është arrestuar.
“Rreth orës 21:30 Policia është informuar për një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe tre këmbësorë, dy prej të cilëve kanë rezultuar me fatalitet. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor.” – ka njoftuar ai.
