Aksident me fatalitet në rrugën Llapnasellë - Graqanicë
Dy automjete janë aksidentuar në rrugën Llapnasellë - Graqanicë, ku një person ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër është lënduar.
Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe se vdekjen e viktimës e ka kotuar ekipi mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.” – ka bërë të ditur Ahmeti.
