Vetëvendosje nga "Facebook", tregon se “nuk i njeh” përgjigjet në rrjetet sociale dhe media, kërkon nga opozita të përgjigjen sonte për presidentin - NACIONALE

Vetëvendosje nga "Facebook", tregon se “nuk i njeh” përgjigjet në rrjetet sociale dhe media, kërkon nga opozita të përgjigjen sonte për presidentin

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të kryetarës së grupit parlamentar të tyre, Arbërije Nagavci, ka bërë të ditur se nuk i pranon përgjigjet në media dhe në rrjete sociale nga opozita. Pra, as propozimin për Vjosa Osmanin nga Abdixhiku e as refuzimin e PDK-së. Anipse, Vetëvendosje për t’u marrë vesh për Presidentin, PDK-së i bëri ofertë me anë të aplikacionit “Ëhatsapp”, dhe deklaroheshin se nuk ka nevojë për ftesë formale, tash Nagavci thotë se përgjigjet nuk i pranon në rrjete sociale.

“Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues.” – shkruan Nagavci.

Tutje ajo ua ka rikujtuar PDK-së dhe LDK-së, se i presin veç edhe sonte.

“Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave, dhe t’i vënë në dispozicion nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tyre dhe t’i japim fund krizës dhe t’i ofrojmë qytetarëve stabilitetin institucional që vendi e meriton.”

Ndryshe, afat kushtetues për zgjedhjen e presidentit ka deri më 28 prill, e martë.

Lajme të ngjashme