Vetëvendosja sanon veten para militantëve, ‘ia mësyejnë’ ciriliçes një ditë pasi ‘gëlltitën’ qëndrimet për Manastirin e Deçanit - NACIONALE

Vetëvendosja sanon veten para militantëve, ‘ia mësyejnë’ ciriliçes një ditë pasi ‘gëlltitën’ qëndrimet për Manastirin e Deçanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Atë që për tetë vite e kishin si qëndrim thuajse të gdhendur në gurë – si vendim të kohës së regjimit fashist e gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit – Lëvizja Vetëvendosje e fshiu si me dorë kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se Agjencioni Kadastral i Kosovës është urdhëruar nga vetë ai për regjistrimin e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

Kjo u prit si metamorfozë brenda-natës e Albin Kurtit; për çka ky i fundit garantonte me fjalën e tij se “vendimet e kohës së Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë” e përçka partia që udhëheqte – përtej çfarëdo sensi juridik – kërkonte që “të anulohej vendimi i GJK-së” me votë të përgjithshme në Kuvendin e Kosovës.

Por, krejt ky tregim e morri tepojzën me Kurtin mëngjesin e së mërkures kur njoftoi se tashmë çështja e pronave mori epilog; deklarim që u përcoll me kritika të ashpra brenda vendit; por edhe si prolog i asaj që kryeministri në kapriçet e tij mund të zgjohet qysh nesër e të bëjë të njëjtën kthesë dramatike edhe për çështje tjera që i ka kundërshtuar kaherë; me të njëjtin zell si të po atyre provave.

Por, s’u desht të kalojë një ditë – për të sanuar e amortizuar “dëmin” në opinionin mbështetës të tyre. E ku më së miri se në veri?

Pa zbardhur mëngjesin nisën heqjen e shenjave të trafikut (pllakatave) në veri të vendbanimeve në komunat të banuara me shumicë serbe (në alfabetin cirilik) dhe duke i vendosur ato në rend të parë në gjuhën shqipe, dhe pastaj serbe (jo ciriliçe).

Lëvizja Vetëvendosje doli menjlherë me një video ku kompani të kontraktuara heqin ato në ciriliçë dhe i vendosin në gjuhën shqipe.

Pastaj u lajmërua Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu se ka nisur “largimi i të gjitha shenjave serbe të komunikacionit”; që sipas tij, do të vazhdohet edhe ditëve në vijim “deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”.

Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në qirilicë, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës. Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, shkroi Liburn Aliu në rrjetin e tij në Facebook.

Ky postim i Aliut gjeti shpërndarje thuajse industriale nga mbështetësit, e në veçanti nga kabiniteti qeveritar, si Xhelal Sveçla.

Të njëjtin funksion e kreu edhe i deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovic, i cili u shpreh i bindur se “ky proces do të vazhdojë derisa të zëvendësohen të gjitha shenjat”.

Prej sot, MMPHI do të heqë të gjitha shenjat e komunikacionit në qirilicë serbe në veri dhe në gjithë Kosovën, duke i zëvendësuar me tabelat zyrtare konform ligjeve të vendit. Ky proces do të vazhdojë derisa të zëvendësohen të gjitha shenjat”, shkroi Bajqinovci.

Lajme të ngjashme