Vetëvendosja e LDK-ja në Rahovec, PDK-ja në Malishevë: Çfarë presin qytetarët nga zgjedhjet e 7 qershorit? - NACIONALE

Vetëvendosja e LDK-ja në Rahovec, PDK-ja në Malishevë: Çfarë presin qytetarët nga zgjedhjet e 7 qershorit?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Fushata zgjedhore është intensifikuar kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri tek 7 qershori, kur Kosova voton për t’i zgjedhur deputetët si përfaqësues të popullit në Kuvendin e Kosovës. Organ ky që prodhon edhe institucionet e tjera si qeverinë e presidencën. Gazetarët e Nacionales, Oqean Dermaku, Eriola Cacaj e Besarta Hoti, kanë qëndruar nëpër qytetet ku subjektet politike mbajtën tubimet e tyre elektorale.

VV – Rahovec – Cilat janë tri projektet kapitale të Kurtit të cilat ju bëjnë ta mbështesni këtë subjekt?

Në Rahovec, gazetarja Besarta Hoti, ka shtuar pyetjen se cilët janë tri projekte kapitale të Kurtit, me të cilat mburreni dhe e mbështesni Lëvizjen Vetëvendosje. Qytetarët u përgjigjen në forma të ndryshme; Mitrovica e Veriut, korrupsioni e shtesat ishin përgjigjet më të shpeshta.

Video: Besarta Hoti

PDK – Malishevë – Si e shihn bashkimin e Fatmir Limajt me PDK-në? A do ta votonit po të ishte në listë për deputetë?

Qytetarët e Malishevës, që ishin aty për të mbështetur tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës, ishin mjaft entuziast për bashkimin e Limajt me partinë e vjetër. Një qytetar i tha Nacionales, se “ishte ndarë zemra në dy pjesë, e tash është bashkë”

Video: Oqean Dermaku

LDK – Rahovec- A do t’i votoni edhe kandidatët për deputetë që erdhën me Vjosa Osmanin?

Qytatarët e Rahovecit që ishin aty për të përkrahur tubimin e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, pothuajse të gjithë thanë se do të votojnë edhe kandidatë që vijnë nga lista e Vjosa Osmanit e që garojnë bashkë në LDK.

Video: Eriola Cacaj

Lajme të ngjashme