Vetëm një nxënëse në klasë në një shkollë të Bistricës - NACIONALE

Vetëm një nxënëse në klasë në një shkollë të Bistricës

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Arsimi në vendin tonë mbetet një nga problemet kyçe, megjithëse rasti të cilin po e përmendim më shumë është social.

Bëhet fjalë për numrin e vogël të nxënësve. Kësaj radhe, Tëvë1 shkruan rreth një shkolle në Bistricë të Leposaviqit.

Rita Murseli është nxënësja e vetme e klasës së parë në shkollën fillore Kadri Bistrica në këtë fshat.

Në këtë shkollë, e vetmja shqipe në komunën veriore të Republikës së Kosovës, janë vetëm 16 nxënës.

Sipas drejtoreshës, ky numër i vogël i nxënësve është shkaku i largimit të banorëve nga fshatërat Bistricë, Koshtovë e Cerrajë.

Lajme të ngjashme