Vërshohet horizonti i 11 i Trepçës (VIDEO)
Është vërshuar totalisht nga ujërat horizonti i 11 i minierës së Trepçës.
Kështu të paktën ka raportuar RTK. Siç thuhet, normalizimi i situatës është i pamundur të paktën deri ditën e enjte.
Sipas burimeve të televizionit publik, si pasojë e pakujdesisë njerëzore dhe jo nga defektet e kabllove të vjetra pasi nuk është intervenuar me kohë.
Ata tregojnë se vërshime ka pasur edhe në të kaluarën, por asnjëherë në këtë masë, ndërkohë drejtori ekzekutiv ka thënë se kjo situatë nuk e ka bllokuar punën në horizontet e tjera.
Më poshtë edhe pamjet e kapura nga transmetimi.
Kujtojmë se me mbi gjysmë milioni euro humbje mesatare mujore ka operuar Trepça në periudhën 2019 -2021.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) muaji më parë publikoi raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP Trepça Sh.A” për periudhën 2019-2021.
Në raport thuhej se Trepça nuk ka arritur të jetë efikase dhe efektive në përpunimin e burimeve mineare.
Rezultatet e këtij auditimi tregojnë se “Trepça” Sh.A nuk ka arritur të jetë efikase dhe efektive në shfrytëzimin dhe përpunimin e burimeve minerare, me synim të tejkalimit të operimit me humbje mesatare mujore prej 620,307€ dhe arritjes së rentabilitetit. “Trepça” Sh.A nuk ka arritur të krijojë as parakushtet e duhura për operim të cilat do të siguronin shfrytëzim efikas dhe fitimprurës të burimeve minerare.
Aty theksohej edhe fakti se rol kyç në përformancen e dobët të kësja ndërmarrje, ka luajtur edhe teknoogjia dhe infrastrukutra e vjetëruar.
