Veriu: Politikani i ri serb shkon te postblloku ku u plagos qytetari serb, kërkon të publikohen kamerat (Video) - NACIONALE

Veriu: Politikani i ri serb shkon te postblloku ku u plagos qytetari serb, kërkon të publikohen kamerat (Video)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani i ri serb nga Kosova, Aleksandër Arsenijeviq, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook pasi Policia e Kosovës e pranoi se zyrtarë policorë mund të ishin të përfshirë.

Për fat të keq, Policia e Kosovës nuk kishte thënë të vërtetën në një reagim mbrëmë kur u shpreh se “asnjë zyrtar policor nuk ishte i përfshirë” në rastin e plagosjes së Milan Jovanoviqit.

Por, Lista Serbe u shpreh se ekzistonin pamjet e kamerave që e dokumentonin të kundërtën.

E një gjë të tillë po e thotë edhe z. Aleksandër Arsenijeviq, ani pse është kundërshtar politik i partisë që drejtohet nga Goran Rakiq.

“Sot kemi vizituar postbllokun e Policisë së Kosovës në Bistricë ku mbrëmë u plagos M. J. Në video shihet një numër i madh i kamerave që mbulojnë këtë pjesë dhe se për qëllim të së vërtetës dhe sigurisë së qytetarëve tanë duhet të publikohen,” – u shpreh ai.

Arsenijeviq shihet edhe derisa flet me policët që ndodhen në atë postbllok.

“Ti je ardhë këtu. Këtu nuk bon me inçizu. Merre telefonin dil qatje bo ça t’dush. Këtu nuk bon me inçizu.” – dëgjohet duke i thënë në shqip një polic i Kosovës.

Pasi politikani Arsenijeviq ngulmoj që të kalojë, polici duket i hamendur dhe e pyet “ku po shkon?”

“Është vendi im,” – i thotë Arsenijeviqi dhe vazhdon me aktivitetin e tij.

Videoja e plotë:

Lajme të ngjashme