Veriu nuk gjen qetësinë: Dy shok-bomba janë gjuajtur mbrëmë - NACIONALE

Veriu nuk gjen qetësinë: Dy shok-bomba janë gjuajtur mbrëmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Veriu i Kosovës nuk ka gjetur qetësinë as në natën e kaluar.

Grupet kriminale gjatë natës kanë hedhur dy shok-bomba në pjesën e Mitrovicës së veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka treguar për RTV Dukagjini se njëra është gjuajtura afër stacionit policor dhe tjetra afër një shkolle teknike.

Dy shok-bomba janë gjuajtur mbrëmë, njëra afër stacionit të Policisë së Kosovës dhe tjetra, afër një shkolle teknike”, ka thënë Elshani.

As dita e premte nuk ka qenë e qet në veri.

Gazetarët e Kosovës dje kanë përjetuar nder sulmet më të tmerrshme nga bandat kriminale serbe, prej së është tensionuar situata në veri.

Derisa raportonin për vizitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në komunën e Leposaviqit, ekipe e medieve nga Prishtina janë sulmuar fizikisht nga njerëz me maska.

Nga sulmi kanë pësuar 9 gazetarë.

Lajme të ngjashme