Verë në dimër, dimër në verë: A është kjo “gjuhë e dështimit” të kryeministrit? - NACIONALE

Verë në dimër, dimër në verë: A është kjo “gjuhë e dështimit” të kryeministrit?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kësaj jave mblodhi disa qytetarë nga diaspora, tash që kanë mbetur më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve. Aty ai do të përdorte disa shprehje, që sipas deputetes Hykmete Bajrami, janë gjuhë e dështimit.

Fillimisht, iu sjellim disa nga fjalitë e përdorura nga Kurti, për t’i folur mërgates rreth “korrupsionit në Qeveritë e mëparshme”.

“1.Gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimër.

2.Korrupsioni pat pllakosur qeverisjet e mëhershme në majat e saj.

3.Buxheti i shtetit, zhvatej nga klikat e partive në koalicionin qeverisës.

4.Taksat qe derdheshin te thesari i shtetit nga djersa e qytetarëve, përfundonin në xhepat e pushtetarëve.”

Gjuhë e dështimit?

Sipas deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, këto e disa shprehje të tjera nga Kurti, janë gjuhë e dështimit të tij.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, ajo ka ngritur disa pikëpyetje:

“Kjo është gjuha e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës. A nuk do duhej që Kryeministri i 51% të votave, ai i menaxhimit të 11 miliardë eurove buxhet, i qeverisjes njëpartiake pa pasë nevojë që buxhetin ta ndajë politikisht sipas resorëve të partive në koalicion të fliste sot me terma konkrete, të fliste për projekte të mëdha infrastrukturore, për reforma në arsim, për reforma në drejtësi, për burgosje të të korruptuarëve të të gjitha qeverive, të na fliste për njohjet e reja, antarësimet në organizata ndërkompbtare për suksesin në Këshillin e Evropës, për nënshkrimin e Parternitetit për Paqe me NATO-n e të tjera si këto? Në një situatë normale, me një parti normale në pushtet këto do të ishin pritjet, por ky nuk është rasti i Kosovës”.

Sipas ish-ministres së Financave, vendi po udhëhiqet nga një “populist ekstrem”. Sipas saj, këto fraza boshe po përdoren pikërisht për shkak të zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen në fillim të vitit 2025.

“Kosova që 3 vite e gjysëm udhëhiqet nga një popullist eksterm që secilin vendim e bazon në sondazhe, jo sa ka me përfitu vendi, jo sa ka me përfitu qytetari, por çfarë ndikimi ka me pasë vendimi i tij në vota. Vota këto që me shumicë vijnë nga ata të cilët fare pak prekën nga vendimet e Albin Kurtit. Andaj Albin Kurti përdorë fraza si “dimër në verë”, “qerrja para kalit”, “kafeja pa filxhan”. Fraza të tilla boshe Albin Kurti përdori para dy dite kur takoj mërgatën, ai ndër të tjera u tha: “Gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimër.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme