Shtyrja e zgjedhjeve, aktivisti socialdemokrat: Çfarë do t’i themi tash policit që u plagos?
Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, ka reaguar pas vendimit për shtyrje të zgjedhjeve në komunat në veri.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se çfarë do t’i themi tash policit që u plagos para dy dite në komunën e Zveçanit.
“A din dikush me m'tregu çka i themi ati policit qe u plagos per teke te Kurtit”, ka shkruar Ahmeti.
Në takimin e thirrur për zgjedhjet në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar që këto zgjedhje janë shtyrë për një datë tjetër.
Ajo ka treguar se kishte dakordim të plotë për shtyerjen, duke falënderuar të gjithë përfaqësuesit e partive për sjelljen e përgjegjshme. Tutje e para e shtetit ka arsyetuar këtë vendim.
“Kishim dakordim të plotë për muajin prill të vitit 2023. Dua poashtu ta potencoj një gjë që të rëndësishme që të gjithë përfaqësuesit e partive politike treguan përgjegjshmëri atë që është më e shenjta, e që është jeta e qytetarëve tanë e që duhet të sigurohet e mbrohet. Përkundër faktit që Policia ka kapacitete të nevojshme, bandat kanë frikësuar qytetarët tanë që ata të mos ndihen të lirë. Pjesëmarrja do të ishte tejet e ulët nga frika e tensioneve dhe sulmeve. Kjo ka rezultuar me tërheqje nga lista të disa personave. Do të ishin pa vëzhgim ndërkombëtarë apo vendorë. Në mënyrë që të sigurojmë vëzhgim vendor e ndërkombëtarë, siguri, e kohë për institucionet e sigurisë për rend dhe ligj, shtyrja është e nevojshme. Dhe do të kemi organizim të zgjedhjeve, që zgjedhjet të jenë të lira.”, shkroi ajo.