Vendimi i Qeverisë për mbylljen e Klan Kosova: Krasniqi thotë se “diktatura nuk kalon” - NACIONALE

Vendimi i Qeverisë për mbylljen e Klan Kosova: Krasniqi thotë se “diktatura nuk kalon”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e “Klan Kosova”.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky është vendim i papranueshëm, i rrezikhëm e i paligjshëm.

“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.” – ka thënë ai.

Në fund, Krasniqi ka shkruar se “diktatura nuk kalon”.

Postimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, duke i marrë çertifikatën e biznesit, është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike, mbi të cilat është ngritur shteti ynë.

Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.

Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!

Lajme të ngjashme