Vendimi i AKVP-së, pas 24 vitesh kthehet familja shqiptare në banesën e tyre në veri të Mitrovicës
Pas afro 24 vitesh familja shqiptare u kthye në pronën e tyre që u ishte uzurpuar paligjshëm asokohe. Kjo pas një vendimi final të Agjencionit për Krahasim dhe Verifikim të Pronave.
AKVP ka lëshuar afërsisht 24 vendime për dëbim të uzupruesve në ato zona, u bë e ditur para dy ditësh në një komunikatë për media.
“Po ndjesia pak e përzier, por ndjesi e mirë pas 24 vitesh me u kthy qaty ku je rritur, ku je zhvilluar ku ke kriju diçka, dhe pas 24 vitesh po të jepet e drejta me u kthye qaty ku të ka takuar gjithë”, tha pronari i banesës, Artan Xhaka, në një bisedë me televizionin “TëVë1”.