Vela: Vuqiç është i gatshëm të kthehet në vitet ’90 për të “mbaruar” punën e Millosheviç-it - NACIONALE

Vela: Vuqiç është i gatshëm të kthehet në vitet ’90 për të “mbaruar” punën e Millosheviç-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se mediat e kontrolluara nga regjimi serb po përhapin retorikën luftarake kundër Kosovës.

Vela përmes një postimi në Twitter, ka shpërndarë titujt e gazetave serbe, duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç, është i gatshëm të kthehet në fillimin e viteve 1990 për të “mbaruar” punën që Sllobodan Millosheviç, kishte nisur në Kosovë.

“Faqet e para të botimeve të nesërme të gazetave pro-regjimit të Serbisë po përhapin histeri dhe retorikë luftarake kundër Kosovës pas shfaqjes së Vuçiç-it në Rashkë me Radoiçiç & Co. Vuçiç është i gatshëm të kthehet në vitet 1990 për të ‘mbaruar’ punën e Millosheviç-it. Përsëri, ai do të dështojë.” – ka shkruar Vela.

Lajme të ngjashme