Kurti shtroi iftar për myfti Tërnavën, prapa shpine dhjetëra shishe verë - NACIONALE

Kurti shtroi iftar për myfti Tërnavën, prapa shpine dhjetëra shishe verë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shtruar iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpuntorët e tij, por ajo që bie në sy nga fotografia e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, janë dhjetëra shishe me verë që duken prapa shpinës së myftiut.

Ndërsa në postimin nga zyra shkruhet se Kurti ka uruar agjërim sa më të lehtë të ditëve të​ mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë, duket se asnjë nuk i ka vënë re shishet me alkool - pije e ndaluar rreptësisht për myslimanët.

“Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë,” - thuhet në njoftimin e zyrës ku tregohet afrimiteti i Kurtit me të ftuarit, megjithatë nga ajo që tregon fotografia, mikpritësi, në këtë rast kryeministri duket se nuk e ka menduar edhe shumë thellë se shishet me alkool mund të shqetësojnë myftiun apo të tjerët.

Kujtojmë se kryeministri që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit është komentuar shumë pasi në dy raste është fotografuar duke konsumuar alkool. Një herë në shoqërinë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe një herë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Lajme të ngjashme