Kurti i shkon Haradinajt në Gllogjan, e çojnë nga një gotë raki
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka vizituar sot fshatin Gllogjan të Deçanit ku është pritur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Në vizitën e tij, z. Kurti është mirëpritur nga ana e z. Haradinajt, teksa së bashku kanë kujtuar 25 vjetorin e betejes së familjës Haradinaj ndaj Serbisë.'
Madje, në nderim të kësaj dite të rëndësishme në historinë e luftës së UÇK-së, Kurti e Haradianj e kanë gostitur veten me nga një gotë raki, siç raporton gazeta Demos, e cila e ka shpërndarë edhe një fotografi.