Vela prezanton dëshimi: Serbia synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët - NACIONALE

Vela prezanton dëshimi: Serbia synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i stafit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka publikuar një dokument duke thënë se Qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në zgjedhje lokale të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Ai ka thënë se kjo është një dëshmi e ndërhyjres së Beogradit në zgjedhjet që pritet të mbahen më 23 prill në komunat veriore.

Vela thotë se Serbia po synon që të prishë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët që të mos votojnë.

Kjo është një dëshmi prima facie e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.” – ka ka shkruar Vela në rrejtin social Twitter.

Ndërkohë votimi për këto zgjedhjet, sipas KQZ-së është paraparë që të mbahen në disa qëndra të votimit dhe në hapësira të tjera alternative.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, më 14 prill 2023, KQZ-ja ka miratur listën e qendrave të votimit për këto zgjedhje. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime. Lista e qendrave të votimit është përgatitur në bashkëpunim dhe koordinim me organet e sigurisë.” – kanë bërë të ditur ditë më parë nga KQZ.

Zgjedhjet në veri po mbahen për shkak të largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Lajme të ngjashme