Vela: Barrikadat në veri janë duke u menaxhuar nga ish-oficerët e Policisë së Kosovës që kanë dhënë dorëheqje - NACIONALE

Vela: Barrikadat në veri janë duke u menaxhuar nga ish-oficerët e Policisë së Kosovës që kanë dhënë dorëheqje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës.

Sipas Velës barrikadat janë duke u menaxhuar nga anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” dhe nga ish-oficerët e Policisë së Kosovës që kanë dhënë dorëheqje.

Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës . Anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të PK-së që dhanë dorëheqjen në nëntor 2022, po menaxhojnë barrikadat. Beogradi mban përgjegjësitë e plota për çdo përshkallëzim”, ka shkruar Vela në Twitter.

Lajme të ngjashme