Vdes një i burgosur, ishte duke u trajtuar në Klinikën e Neurologjisë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një i burgosur.
Sipas njoftimit i njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ishte duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar.
Tutje në njoftimin e SHKK-së thuhet se nga data 19 korrik 2023 ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme i njëjti ka ndërruar jetë.
Postimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot rreth orës 19:00 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri, G.H.
I njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet praprake me të cilat është pranuar.
Nga data 19.07.2023 ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, i njëjti ka ndrruar jetë.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.
