Hoxhaj: Sot kur kujtojmë vendimin e GJND-së, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe BE-në e kemi të çmontuar - NACIONALE

Hoxhaj: Sot kur kujtojmë vendimin e GJND-së, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe BE-në e kemi të çmontuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar rreth vendimit të 22 korrikut 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e pavarsisë së Kosovës.

Duke thënë se ky është përvjetori i fitores sonë në GJND, e cila konfirmoi legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë sonë.

Ai tutje ka shtuar se sot politika e jashtme është zhbërë, partneriteti strategjik me SHBA-në dhe BE-në është çmontuar dhe normalizimi ndërshtetëror me Serbinë është zëvendësuar me menaxhim të krizës në veri të vendit

Në përvjetorin e fitores sonë në GJND, që konfirmoi fuqishëm legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë sonë, sot politika e jashtme është zhbërë, partneriteti strategjik me SHBA-në dhe BE-në është çmontuar dhe normalizimi ndërshtetëror me Serbinë është zëvendësuar me menaxhim të krizës në veri të vendit, duke treguar para botës që Kosova nuk mund të qeverisë atë pjesë të territorit të saj! Kjo ndodhë kur politika e jashtme nuk bazohet në vlerësimin real të situatës dhe nuk ndjekë interesin shtetëror të Kosovës, por udhëhiqet nga marrëzi ideologjike dhe nga frustrimi personal i një politike qorre.”- ka thënë ai.

Tutje Hoxhaj ka shkruar se në një përvjetor si ky mund të shërbejë për t'i treguar botës se Serbia ende funksionon si armike e Kosovës.

Deputeti i PDK ndër të tjera ka thënë se vendimi i GJND-së kujtohet si një datë historike dhe jo platformë politike në përmbylljen e shtetësisë së Kosovës.

Një përvjetor si ky mund të shërbejë për t'i treguar botës se Serbia ende funksionion si armike e Kosovës dhe kundërshtare e Perëndimit dhe që njohja universale, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe thellimi i partneritetit me SHBA-në dhe BE-në është sa në interes të Kosovës dhe paqes liberale në Evropë. Sot vendimin i GJND-së kujtohet si një datë historike dhe jo platformë politike në përmbylljen e shtetësisë së Kosovës, meqë ata që udheheqin as nuk kanë dije, vullnet dhe as guxim për të përmbushur interesin shtetëror të Kosovës!” – ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Lajme të ngjashme