Vdes një burrë në Spitalin e Gjakovës, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka vdekur një burrë në Spitalin e Gjakovës.
Në raportin 24 orësh policia ka dhënë disa detaje.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, nga familjarët është dërguar në emergjencën e QKMF Rahovec, nga ku viktima më pas me autoambulance dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në spitalin e Gjakovës, ka informuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, është thënë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.