Vdekja e Agon Zejnullahut, Musliu: Për me dhënë dorëheqje, duhet me pasë moral
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se sot është dashur të thirret në përgjegjësi i terë zinxhiri komandues i Policisë së Kosovës.
Para hyrjes në Kuvend, ajo ka thënë se kjo qeveri nuk ka moral për dorëheqje.
Sipas saj, për të dhënë dorëheqje dikush duhet të ketë moral.
“Duhet me pas moral për me ba një akt të tillë. Ne nuk kemi mbikëqyrje parlamentare. Sot është dashur me debatu për atë çështje në Parlament. Sot është dashur me i thirre në përgjegjësi i komplet zinxhiri komandues policor. Sjellja e policisë ka degraduar”, ka thënë Musliu.