Vazhdon t'i dhemb Prindonit shpërfillja e Blinkenit, numëron takimet e Vjosës më 2022
Bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani që është Zotëriu i Parë i vendit, Prindon Sadriu, në rolin e zëdhënësit është përgjigjur në kritikat për mungesën e takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken të Osmanit dhe kryeministrit, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynhi.
Pasi një orë më parë publikoi takimin e vitit të kaluar të Osmanit dhe Kurtit me Blinikeni, tash Sadriu ka hyrë në statistika të takimeve të Osmanit gjatë vitit 2022 dhe 2023.
Ai ka renditur të gjtha aktivitetet, si takime, telefonata, vizita e intervista per mediumet ndërkombëtare.
Sipas Sadriut, Osmani ka takuar dy herë vitin e kaluar presidentin e Ameriksë, Joe Biden, ku gjithsej takime me krerë të shteteve janë 44.
Ndërkaq, për vitin 2023, Sadriu ka thënë se Osmani ka vazhduar angazhimin e njejtë për më shumë se një muaj të këtij vit.
Edhe në statistikat e vitin 2023, Sadriu ka përmendur takime me kryetarët e shteteve të tjera, vizitat dhe 7 intervistat për mediumet ndërkombëtare.
Ndërkohë, në një shkrim të para një ore, Sadriu duke u arsyetuar për mungesën takimit, ulavdëruar me takimin e vitit të kaluar të Osmanit dhe Kurti në Amerikë me Blinkenin.
Ai ka shkruar në Facebook, se pritej të tillë si ajo e vitit të kaluar nuk pa pasur as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e as ndonjë prej liderëve të tjerë të rajonit.
“Pritja protokollare ne DASH vitin e kaluar. Nje pritje të tillë nuk e ka patur as Vuqici e as shumica e lidereve politik ne rajon.” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se SHBA vet e ka theksuar se raportet me Kosovën nuk kanë qenë asnjë më të forta se tani.
“SHBA-te e kane theksuar vet se raportet ndershteterore me Kosoven asnjehere nuk kane qene me te forta se tani.” – përfundon Sadriu.
Në anë tjetër, Blinken pati takim me Vuçiqin në Mynih. Ai këtë takim e quajti “konstruktiv” dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë ndaj Ukrainës.
“Pakënaqësi e SHBA-së”
Profesorë e analistët të zhvillimeve politike, e zyrtarë të partive opozitare kanë komentuar mungesën e takimit Blinken me një nga udhëheqësit e vendit që morën pjesë në konferencën e Mynihut.
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se shamangia e një takimit me Sekretarin amerikan, Blinken, mund të lexohet si pakënaqësi e SHBA-ve me politikën që Kurti e Osmani po e ndjekin.
Ndërkaq, Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, në konferencën e Mynihut u sillën korridoreve për të shtrënguar ndonjë dorë.
Në statusin e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se dikur në takimet e rëndësishme me SHBA-në, Kosova ishte palë dhe tani sipas saj, është temë.
“Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej, Çitaku ka thënë se më liderët e sotëm Kosovës kanë filluar t’i mbyllin dyert që i kishte të hapura.
“Me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura.” – përfundon shkrimi i saj.
Për të mos harruar, profili i Prindon Sadriu në Facebook është i mbushur me njoftime nga puna e presidentes Osmani.


