Valon Syla thumbon Shkëlzen Gashin: E porozita mezën
Në debatin e para dy netëve në T7, analistët Valon Syla dhe Shkelzen Gashi patën një debat të ashpër lidhur me qënsrimet e Qeverisë së Kosvës për çështjen e targave.
Nën tempon e gjuhës, Gashi i tha Sylës se “S’ki faj ti, na që vimë këtu me ty. Ti këtu e ke si kafe, qitja një gotë raki këtu, hajde hajde. Ik bre, se ti je katastrof. Qitja edhe një gotë raki, birja do meze dhe bërtit…”
Mirëpo, pas arrijes së marrëveshjes sonte, Valon Syla ka thumbuar Gashin me një shkrim të shkurtër në Facebook.
“E porosita mezen”, ka shkruar Syla, sipër fotos të Gashit i cili Kurtin e quajti “top për dialog e negociata me Serbinë”.
Kujtojmë se pas disa diskutimeve të gjata, Kosova dhe Serbia kanë gjetur dakordimin për çështjen e targave.
Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga kryediplomati evropian i Politikës së Jashtme, Josep Borrell.
“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, ka shkruar Borrell.