Vajza dhe dhëndri i presidentit Trump në vizitë në Zvërnec, të shoqëruar nga 80 arkitektë
Dhëndri i Donald Trump Jared Kushner ka arritur në Vlorë bashkë me gruan e tij, vajzën e Trump, Ivankën. Gazeta Nacionale ka siguruar fotografi të tyre në Zvërnec.
Jared Kushner ka mbërritur i shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Mësohet se Kushner është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.
Aty do të zhvillojnë një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit. Sipas informacioneve do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit. Nuk do të jetë takim me përfaqësues të pushtetit.

