"V-Dem" e kategorizon Kosovën vetëm si "demokraci elektorale" e jo edhe "liberale", megjithatë mburret Kurti
Instituti me bazë në Suedi “V-Dem” i themeluar që nga viti 2014 që funksionon si një metrikë e demokracisë ka vendosur Kosovën në vendin e 62’të prej 179 shteteve në vitin 2024.
“V-Dem” ndan matjen në katër kategori: demokraci liberale, demokraci elektorale, autokraci elektorale dhe autokraci e mbyllur. Kosova që nga viti 2014 ka qenë e kategorizuar nga “V-Dem” si demokraci elektorale, njëjtë si sivjet. Shkalla më e avancuar e matjes është “demokracia liberale” ku Kosova nuk futet në atë kategori.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brohoriti si arritje në progres demokratik raportin e fundit të kësaj organizare për çka tha se “progresi i Kosovës...po njihet ndërkombëtarisht”.
Por, çfarë thotë “V-Dem”?
“Republika Dominikane dhe Kosova nisën episodet e tyre si demokraci për t’u përmirësuar më tej. Të gjitha nëntë vendet janë demokraci në 2023, por vetëm The Seychelles është zhvilluar deri më tash në demokraci liberale”, shkruhet në raport.
Kurti megjithatë, s’bëhet merak pse Kosova s’është ende demokraci liberale, por i gëzohet shënimit të ca pikëve jo signifikante në “demokraci veç elektorale”.
“Progresi ynë demokratik vazhdon të njihet ndërkombëtarisht! Raporti i vitit 2024 nga kompania me bazë në Suedi e ka vendosur Kosovën në një pozitë të përmirësuar dhe e ka theksuar si një nga demokracitë e pakta që ka shënuar përmirësim në nivel global. Në vendim e 62 Kosova renditet më lart se e gjithë WB6”, ka shkruar Kurti në “X”.
Our democratic progress continues to be recognized internationally! The 2024 report by the Swedish-based @vdeminstitute has placed Kosova on an improved position and highlighted it as one of the few democracies showing improvement globally. At 62, 🇽🇰 ranks higher than all WB6. pic.twitter.com/mFdpVldbmV
— Albin Kurti (@albinkurti) April 1, 2024