Ushtria ruse thotë se ka nisur ofensivë në Zaporizhia - NACIONALE

Ushtria ruse thotë se ka nisur ofensivë në Zaporizhia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, raporton se ushtria ruse ka thënë të shtunën se trupat e saj kanë nisur një ofensivë në rajonin juglindor të Ukrainës, Zaporizhia.

Forcat ruse pretenduan se kanë marrë “linja dhe pozicione më të avancuara” gjatë sulmit, shkruan gazeta “The Guardian”.

Ky rajon është bërë pjesë e luftimeve të ashpra në javët e fundit. Guvernatori rajonal, Oleksandr Starukh, tha se forcat ruse kanë kryer mbi 160 sulme me predha gjatë natës së mbrëmshme.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, ai tha se 21 qytete dhe qyteza kanë qenë në shënjestër të sulmeve. Raportohet se një grua është vrarë dhe dy persona të tjera kanë pësuar lëndime.

Lajme të ngjashme