Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri: Pjesë e operacioneve për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë kryer patrullime në veri të Kosovës, si pjesë e operacioneve për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në të gjithë vendin.
Në një njoftim të publikuar në rrjetin social “Facebook”, KFOR ka thënë;
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO bënë sigurim dhe patrullime në veri të Kosovës si pjesë e operacioneve të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në të gjithë Kosovën.
Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”.
Në fund, është përsëritur mesazhi:
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.