"Ushtarët serbë dhe amerikanë krah më krah": Gjuriq i gëzohet nisjes së kontigjentit serb në Sinai - NACIONALE

"Ushtarët serbë dhe amerikanë krah më krah": Gjuriq i gëzohet nisjes së kontigjentit serb në Sinai

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është gjithmonë mirë të shoh ushtarët serbë dhe amerikanë duke kontribuar krah më krah për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global”. Kështu e përshëndeti dërgimin e një kontigjenti të parë trupash serbë në Sinai, ambasadori serb në Uashginton Marko Gjuriq, ku do të bashkëshërbejnë krahas me forcat amerikane ushtarake.

Krenar të shoh kontigjentin e parë të ushtrisë serbe në Misionit Paqeruajtës të Forcave Ndërkombëtare në Sinai, ku do t’i bashkohen Forcave Ushtarake të ShBA-së në misionin e parë angazhues në paqeruajtje dhe të paqendërtimit. Është gjithmonë mirë të shoh ushtarët serbë dhe amerikanë duke kontribuar krah më krah për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global”, ka shkruar Gjuriq në Twitter.

Lajme të ngjashme