"Urinë Intervsitë!”, Gashi komenton paraqitjen e Adi Krastës në RTK
Gazetari Astrit Gashi e ka quajtur “Urinë Intervsitë!” paraqitjen televizive në RTK të Zv/drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, që aktualisht e ushtron edhe detyrën e Drejtorit, Adi Krastës.
Kujtojmë se gjatë intervistës në RTK, Krasta, i pyetur se cilat do të jenë masat që do të ndërmarrë për publikimin e lajmit e rrejshëm, ai, në një arsyetim të përçudshem, tha se çështja e ndëshkimit nuk duhet të jetë çështje primare.
“Në kompetencat e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm thuhet se ai merr masa korrigjuese. Ne në RTK mënjëherë morëm masa. Krijuam një kolegjium dhe vum një filtër të mënjehershëm dhe tham; për çfarëdolloj arsye RTK nuk mund të trajtoi një lajm të cilin e krijon vet ose e merr nga burimet pa pasur një dakordim të këtij kolegjiumi. Nuk do të ndodh më dhe nuk ndodhë më.
Nuk është primare historia e ndështimit. Nuk jemi institucion policesk. Nuk është primare për ne heqja e kokave", tha ai në RTK.