Urimi i Gërvallës për Trumpin, Nol Nushi ia tregon komentin ku e quante “episod i shëmtuar”
Kryediplomatja Donika Gërvalla është e njohur për deklarata të saj kundër disa figurave politike ndërkombëtare, sidomos ato që merren me dialogun Kosovë-Serbi. Derisa kishte thënë fjalë goxha të rënda për ish-presidentin amerikan atë kohë, Donald Trump dhe emisarin e tij, Richard Grenell, ministrja e Punëve të Jashtme ka bërë një urim për fitoren në zgjedhjet presidenciale në ShBA.
Para dy ditësh, Gërvalla në rrjetin social “X” ka uruar Trumpin për zgjedhjen president.
“Si aleate e afërt dhe mike, Kosova uron presidentin Donald Trump në fitoren e tij në zgjedhje. Ne po ashtu urojmë të gjithë anëtarët e zgjedhur të Kongresit. Mezi presim të vazhdojmë përpjekjet tona për paqe dhe stablitet, në rajon dhe përtej.” – ka shkruar ajo.
As a close ally and friend, 🇽🇰 congratulates President Donald J. Trump on his victory in the 🇺🇸 elections. We also congratulate all elected members of the U.S. Congress. We look forward to continuing our common efforts for peace and stability in the region and beyond. pic.twitter.com/BR55hUliIh
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 6, 2024
Ndërkohë, aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ia ka bërë asaj një koment, duke publikuar fotolajmin që u komentua shumë këto ditë, ku ajo quante Trumpin dhe Grenellin një “episod i shëmtuar”, që “s’u intereson për Kosovën.
“As Trumpi dhe as Grenelli nuk janë interesuar asnjë herë për Kosovën, ata interesohen vetëm për veten e tyre. Për fat të mirë, Grenelli mbetet vetëm një episod i shkurtër dhe i shëmtuar për vendin tonë.” – deklaronte Gërvalla kohë më parë.
— Nol Nushi (@nolnushi) November 6, 2024