‘Urime të ndërsjellta’: Haradinaj e pret ambasadorin amerikan në ‘shtëpinë’ e re të AAK-së - NACIONALE

‘Urime të ndërsjellta’: Haradinaj e pret ambasadorin amerikan në ‘shtëpinë’ e re të AAK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në objektin e ri të zyreve të këtij subjekti politik, ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me ambasadorin biseduan për aktualitetin në Kosovë dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë.

“Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re, të nderuar që mysafiri i parë ishte Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier. Folëm për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës!” – ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj shkroi:

“Me urime të ndërsjella edhe për Festën Kombëtare të Pavarësisë së Amerikës!”.

Lajme të ngjashme